Dega e NISMA-s ka akuzuar Qeverinë lokale të Prizrenit se është duke i mbyllur sytë përballë ndërtimeve pa leje dhe mbindërtimeve në zona të ndryshme të qytetit, shkruan sot Koha Ditore.
Madje zhvillimet në këtë drejtim ky subjekt opozitar i ka cilësuar si sulm ndaj perspektivës zhvillimore të urbanizmit të qytetit. Njëherësh, ka shprehur dyshimin se kjo dukuri është shpeshtuar në prag të zgjedhjeve komunale dhe kjo për interesat e partive të koalicionit qeverisës në Prizren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo deklarimet lidhur me këtë çështje janë hedhur poshtë nga zyrtarët komunalë përgjegjës për urbanizmin, të cilët kanë shprehur qëndrimin se DUPH-ja i pajis me leje investitorët dhe se është transparente sa i përket këtyre vendimeve, teksa kanë shfaqur dilema për potencialin profesional të drejtuesve të NISMA-s për të analizuar trendin zhvillimor në urbanizmin e Prizrenit.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.