Brigada e Zjarrfikësve në komunën e Gjakovës shumë shpejt do të bëhet me një kamion modern për fikjen e zjarrit, i cili vjen si donacion nga zjarrfikësit e qytetit Limburg të Holandës.
Ndërmjetësues i këtij donacioni është ish-polici holandez i EULEX-it Wim Beeren që ka shërbyer për disa muaj në komunën e Gjakovës,njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Beeren, makina tashmë është siguruar, ndërsa ai bashkë me miqtë e tij kanë grumbulluar fonde të mjaftueshme, të cilat nevojiten për ta sjellë kamionin në Gjakovë.
Kamioni për fikjen e zjarrit pritet të arrijë në Gjakovë në fillim të shtatorit, ndërsa prej momentit të mbërritjes do të jetë në shërbim të zjarrfikësve gjakovarë.