Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorët në Fushë-Kosovë identifikojnë kyçje ilegale në ndriçimin publik

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës kanë njoftuar se në rrugën “Hajrullah Zymi” u është dëmtuar ndriçimi publik.

Sipas tyre, persona të paautorizuar kanë bërë edhe kyçje ilegale në ndriçimin publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në disa njoftime të ndara të kësaj komune të postuara në uebfaqen zyrtare është folur edhe për debatin nëpër rrjete sociale për këtë çështje. Komunarët kanë kërkuar që të gjitha vërejtjet të adresohen në komunë.

“Inspektorët komunalë gjatë kryerjes së punëve inspektuese në terren kanë hasur në një dukuri negative të zhvilluar nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm. Fjala është për dëmtim dhe kyçje ilegale të një pjese të ndriçimit në rr. ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë-Kosovë nga disa persona të paautorizuar”, thuhet në njërin nga këto njoftime të Komunës së Fushë-Kosovës.

Në një njoftim tjetër, komunarët e Fushë-Kosovës thonë se komuna po bën punë të mëdha rreth ndriçimit publik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.