Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kaçaniku me keqklasifikim të buxhetit

Komuna e Kaçanikut, megjithëse llogaritet si ndër komunat më të vogla në Kosovë, ajo gjatë vitit 2016 është përballur me telashe mjaft të mëdha në menaxhim dhe shpenzim të parasë publike.

Ky vlerësim është dhënë në raportin e Auditorit të përgjithshëm, i cili është publikuar në javën e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rishikimi i kontrolleve menaxheriale në sistemin kryesor financiar të komunës ka nxjerrë në pah një raportim të dobët financiar mbi shpenzimet, të hyrat, të arkëtueshmet dhe të pagueshmet, tek menaxhmenti i lartë, si dhe analiza të pakompletuara të ofrimit të shërbimeve.

Kjo ka ndodhur për shkak se formati i raporteve menaxheriale nuk ka ofruar shpjegime rreth varianteve në buxhet dhe se parashikimet buxhetore nuk janë azhurnuar në baza mujore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.