Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mrekullitë natyrore të Deçanit me infrastrukturë primitive

Nga maja e Bjeshkëve të Belegut, në trekëndëshin kufitar Kosovë, Shqipëri dhe Mali i Zi, të shfaqen para syve vargmale të larta e të pafundme nga cilado anë që lëshon shikimin.

Ashtu gjysmë të zhveshura nga masa drunore, duken si valltare me fustane të shqyera që kanë mbetur me njëra-tjetrën të lidhura në valle kur mbaroi ritmi i procesit të krijimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Pjesët e zhveshura të “valltareve” janë mbuluar prej kullosave si nga një çarçaf i hapur dhe i rënë ngadalë mbi shpatullat e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E në mesin e kësaj loje të natyrës një lug i gjerë, që freskohet nga një përrua gjysmë i tharë. Nga të dy anët e tij gjenden stane të ndërtuara më herët nga popullata e rrafshit, që më parë i ngjallnin ato edhe me bagëti çdo pranverë deri në vjeshtë.

E sot në vend të bagëtisë para staneve shihen xhipa të parkuar. Ndryshimit të kohës duket se kanë nisur t’i përshtaten edhe stanet, deri te të cilat ka arritur një fjalë e padëgjuar më parë – turizmi.

Ato tash kanë nisur të bëhen shtëpi për akomodimin e turistëve, që “humbin” rrugën në bjeshkët e virgjëra, të cilat përbëjnë resursin kryesor për zhvillimin e turizmit në Deçan... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.