Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Klinës pa plan strategjik zhvillimor

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës gjatë auditimit të Pasqyrës Financiare Vjetore në Komunën e Klinës ka gjetur një numër të dobësive në procesin qeverisës të komunës, veçanërisht në lidhje me llogaridhënien, menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial, shkruan sot Koha Ditore.

Në raportin e tij, Auditori ka konsideruar se mjet kyç në mbështetje të qeverisjes efektive është zbatimi i rekomandimeve të auditimit të vitit të kaluar, të cilat sipas Auditorit nuk janë zbatuar në nivel të pritur, për shkak se nga 22 rekomandimet e dhëna, vetëm 6 ishin zbatuar plotësisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komuna, sipas Auditorit, përgjithësisht i ka trajtuar rekomandimet e auditimit, disa prej të cilave i ka zbatuar në tërësi dhe pjesa më e madhe janë në proces e sipër. Por me gjithë përkushtimin e shtuar në zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, ende nevojiten përmirësime.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.