Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapet tregu i ri i veturave në Gjilan

Në hapjen e tregut të ri të veturave në Tregun e Gjelbër, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Agim Zuzaku dhe kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike lokale “Tregu”.

Kryetari Haziri ka thënë se tash tregu i veturave është zhvendosur në një vend shumë të përshtatshëm në pronë komunale, ndërkaq i ka dhënë përkrahje të madhe menaxhmentit të kësaj ndërmarrje për shërbime sa më të mira për qytetarët e Gjilanit dhe menaxhimin sa më të mirë të të gjitha llojeve të tregjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshe, tregu i veturave është hapur sot në një hapësirë tek Tregu i Gjelbër dhe çdo të premte do të vazhdoj shitblerja e veturave në po atë vend. Hyrja për ditën e sotme ka qenë pa pagesë.

Image