Komuna e Klinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën Joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptasve" “ VOREA”, për meremetimin, riparimin, ndërtimin e 18 shtëpive ku përfitues përveç komunitetit RAE do të jenë edhe komuniteti shqiptar, serb, boshnjak që janë në gjendje të vështirë socio-ekonomike, njofton kumtesa komunale transmeton Koha.net.
Në emër të komunës së Klinës, marrëveshjen e ka nënshkruar sot, nënkryetari Enver Berisha dhe Violeta Thaçi, koordinatore për banim e kësaj OJQ-je.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy palët janë zotuar se do të zbatohet kjo marrëveshje që bashkëfinancohet nga komuna e Klinës me 15 mijë Euro dhe “VOREO”, 30 mijë. Enver Berisha, nënkryetar i Komunës së Klinës, ka falënderuar zyrtarët e kësaj OJQ-je për mundësinë e ofruar dhe ka shprehur gatishmërinë që komuna të jetë pjese e realizimit të këtij projekti pasi qe nevojat janë të mëdha në ketë fushë.