Komuna e Pejës nga dita e enjte do të nisë me mbajtjen e takimeve publike në qytet dhe pjesët rurale, për planifikimin e buxhetit për vitin 2018, në të cilat qytetarët e kësaj komune mund të paraqesin kërkesat e tyre që ata kanë për projektet me prioritet për lokalitetet ku jetojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Këto takime që do të mbahen dy javët e ardhshme, komuna ka planifikuar t’i mbajë të gjithë në orët e mbrëmjes shkaku i temperaturave të larta. Këto dëgjime publike komuna i nis me komunitetin e trevës së Rugovës, dhe vazhdon në të gjitha bashkësitë territoriale deri më 27 korrik, kur përmbyllet me takimin në qytet në sallën e Kuvendit.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.