Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I përjashtuari nga Bashkësia Islame, anëtar i Këshillit për Siguri

Këshilli Komunal i Sigurisë në Bashkësi në Komunën e Kaçanikut po i mban mbledhjet e rregullta në të cilat po merr pjesë edhe ish-kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut, Florim Neziri, i cili para disa javësh është shkarkuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës, si person i dëmshëm për sigurinë kombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësit e KKSB-së në Kaçanik janë arsyetuar se deri tashti nuk kanë marrë ndonjë shkresë zyrtare nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës për shkarkimin e Nezirit. Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KKSB-së, derisa Kjani Sallahu përfaqësues nga OJQ, Klubi i gazetarëve të Kaçanikut ka thënë se KBI-ja e Kaçanikut nuk e ka ndonjë anëtar legjitim që duhet të marrë pjesë në mbledhje të KKSB-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.