Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

40 biznese në Lipjan përfitojnë mjete pune me vlerë nga 2 mijë euro

Komuna e Lipjanit dhe organizata “Help” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet së cilës gjatë vitit 2018 do të përfitojnë 40 mikro biznese pajisje të ndryshme pune në vlerë me nga 2 mijë eurosh.

Qëllimi i këtij projektit parasheh ngritjen e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri, njofton gazetari i Kohës Ditore, nga regjioni i Ferizajt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq ky projekt ka objektiva për zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.

Shqipe Breznica përfaqësuese e Organizatës Help-Kosovo (mision to the Republic of Kosovo) ka thënë se projekti ka për qëllim dhënien e grandeve për mikro biznese të komunës së Lipjanit në tri fusha të caktuara të cilat merren me prodhime të vogla përfshirë agrikulturën dhe shërbimet zejtare.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se rreth 40 mikro biznese nga janari i vitit 2018 do të përkrahen nga komuna dhe organizata “Help” me pajisje të ndryshme për punë.

“Është një grand i cili do t’i ndihmon 40 biznese të Lipjanit në vlerë me nga 2 mijë euro, andaj për këtë projekt e kemi nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Help” për të cilën jemi falënderues”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se gjatë 3 vjetëve të fundit bizneset në komunën e Lipjanit vazhdimisht po lulëzojnë derisa komuna po krijon lehtësira dhe njëkohësisht ka arritur t’i heq taksat e tyre.

Ahmeti po ashtu ka bërë me dije se në të ardhmen komuna do të bën përpjekje të gjejë edhe donatorë të tjerë për t’i stimuluar bizneset e vogla dhe të mesme në forma të ndryshme me qëllim të hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjen e zhvillimit ekonomik.