Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dorëzuar sot pozitën Festina Kurteshit, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve, e cila do ta ushtrojë këtë detyrë për 24 orë së bashku me stafin e zgjedhur të saj, të gjithë fëmijë, njofton kumtesa komunale.
“Ne sot po e shënojmë një ngjarje të zakonshme në Gjilan. Është traditë e punës në zyrën ku unë kam ushtruar detyrën. Për sot është zgjedhur Festina që ta ushtroj këtë detyrë. Uroj që sot të keni një ditë të lehtë të punës, por jashtëzakonisht të ngjeshur me aktivitete Për shkak e me 1 qershor kanë qenë zgjedhjet jashtëzakonshme, detyrën e kryetarit po ia dorëzoj sot një fëmije, në këtë rast Festinës, si kryetare më e suksesshme e Asamblesë së Fëmijëve në nivel të Republikës.”, tha kryetari Haziri në ceremoninë dorëzimit të detyrës së kryetarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Besoj që kjo simbolikë e ushtrimit të detyrës, i përgatitë qytetarët tanë për sensibilizimin e të drejtave të fëmijëve për shkollë, për jetë të barabartë dhe përfaqësim sa më dinjitoz. Fëmijët nuk janë vetëm vetëm ardhmja e jonë, por është e sotmja jonë, mbi të gjitha, tek të cilët duhet të investojmë në kujdes, edukim dhe në punësimin e tyre”, tha Haziri.
Kurse, Festina Kurteshi e ka falënderuar Haziri për respektin, duke thënë se do të mundohet që me përkushtimin më të madh ta ushtroj detyrën e kryetares për 24 orë.
Gjatë ditës, kryetarja Kurteshi dhe ekipi i saj do t’i takojë fëmijët e mërgimtarëve, do të vizitojë shkollën fillore “Thimi Mitko” dhe gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” për të vazhduar me vizitën në çershen“Integj”, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe atë të Administratës.
Në fund të ditës, Kurteshi do ta marrë një vendim për realizimin e një projekti të rëndësishëm për komunitetin