Duke marrë parasysh rreziqet nga zjarri në këto temperaturat e larta të verës dhe nga moskujdesi i mundshëm i qytetarëve, Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike e Komunës së Deçanit, të mërkurën, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune për kujdes të veçantë, si masë preventive për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në fusha dhe pyje.
“Komuna e Deçanit posedon një sipërfaqe të madhe të pyjeve, kullosave, të cilat gjatë kësaj sezone janë të frekuentuara nga lëvizjet e njerëzve që i shfrytëzojnë për piknikë, për qëndrim të përkohshëm dhe kryerjen e punëve të tjera ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, pasurisë, shtazëve dhe mjedisit nga zjarri, duhet të gjithë qytetarët të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit, për pengimin e mundësisë së zgjerimit të zjarrit, për zbulimin dhe fikjen e tij”, thuhet në thirrjen e komunës, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.