Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJKP) ka miratuar raportin e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë, për 6-mujorin e parë të këtij viti, të cilin e ka paraqitur drejtori, Sadudin Berisha.
Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë pranuar 3 mijë e 182 kërkesa të ndryshme dhe 3 mijë e 134 prej tyre janë kryer, ndërkaq të tjerat janë në procedurë e sipër brenda afatit ligjor, dhe se në krahasim me vitin e kaluar, numri i kërkesave është rritur për 107, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se dikasteri që drejton ka lëshuar 6 mijë e 965 certifikata të pronësisë, ose 786 më shumë se në vitin paraprak, pastaj ka lëshuar 1 mijë e 481 kopje të planit, ndërsa nga pagesat për taksa administrative për shërbimet e ofruara, ka realizuar të hyra në vlerë prej 92 mijë e 139 eurosh.
Ka përmendur edhe realizimin e kërkesave për projektet që implementohen nga Qeveria e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.