Organizuar nga dy OJQ kosovare, LENS nga Prishtina dhe KCIC nga Gjilani, qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Gjilani sot u janë prezantuar mundësitë për të shikuar se sa janë të ekspozuar në internet.
Përmes aktivitetit të quajtur “Sa di interneti për ty” në qendër të qytetit, pranë komunës, është vendosur një pikë informuese dhe se ekspertët e teknologjisë informative kanë ndihmuar individët e interesuar të shikojnë nivelin e informatave te tyre personale që janë në dispozicion në internet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJo vetëm nga trendet globale, disa shkelje të të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë janë shfaqur ose përkeqësuar gjatë zhvillimeve teknologjike edhe në Kosovë. Rritja e përdorimit të internetit, ku Kosova është afër vendeve më të zhvilluara me penetrim, ka ngritur shqetësime rreth shkeljeve të privatësisë, sigurisë së të dhënave personale dhe kufizimeve në lirinë e fjalës, informacionit dhe mediave. Sidomos përdorimi i mediave sociale ka bërë që një sasi e madhe e informatave personale papritur të jetë në dispozicion për audiencën e gjerë, pa shumë diskutime për rreziqet të cilat bartin.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti sot patën rastin të mësojnë për të ashtuquajturën gjurmën digjitale, sikurse edhe si të mbrojnë informacionet e tyre personale për shkak të shqetësimeve për privatësi ose rrezikut nga abuzime.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Mbrojtja e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”, projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.