Së shpejti në Gjilan do të filloj ndërtimi edhe i tri shtëpive të reja për familjet me gjendje të rëndë të banimit.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me bashkatdhetarin nga Zvicra, Vezir Ramushi, i cili është duke e ndërtuar shtëpinë e Refik Aliut në fshatin Capar së bashku me bashkatdhetarët tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ditëve në vazhdim do të vihet gurthemeli i shtëpisë së re për familjen e Lumnije Rudhanit, sikurse edhe për një familje në Gumnishtë dhe Verbicë të Zhegocit.
“Faleminderit z. Ramushi që i është bashkangjitur aksionit të madh të Komunës, i dalë nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”. Unë apeloj edhe të bashkatdhetarët dhe të gjithë ata që kanë mundësi që të vazhdojnë të kontribuojnë, në mënyrë që t’i nxjerrim familjet gjilanase nga gjendja e rëndë e banimit”, tha Haziri.
Me fillimin e ndërtimit të tri shtëpive për familje në nevojë, totali shkon në 46 shtëpi që mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e cila është realizuar me iniciativë të kryetarit Haziri në tetorin e vitit 2014.
Ndërkohë, me buxhet komunal po u paguhen qiratë për 40 familje, përderisa 38 shtëpi të tjera po rinovohen sipas kërkesave të qytetarëve.