Subjektet opozitare PDK dhe AAK në Lipjan kanë bojkotuar mbledhjen e rregullt të KK-së të enjten, me arsyetim se ekzekutivi po tenton bartjen e 750 mijë eurove nga viti i kaluar për disa projekte kapitale, të cilat pritet të realizohen këtë vit, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas opozitës, megjithëse sivjet pritet të ketë zgjedhje lokale, ekzekutivi i komunës në këtë mënyrë po synon që projektet e padefinuara t’i realizojë gjatë fushatës zgjedhore sipas dëshirës në kompensim të votave. Gjithashtu bojkotimi i seancës ka reflektuar edhe si pasojë e prishjes së koalicionit qeverisës LDK-AAK disa ditë më parë. Kryesuesja e KK-së në Lipjan, Vlora Limani, ka shpallur të mbyllur seancën në mungesë të kuorumit derisa nga 31 këshilltarë sa ka gjithsej, vetëm 14 prej tyre morën pjesë në mbledhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.