Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga “Cen Dugolli” e Ferizajt bëhet me katër shirita

Banorët e lagjes “Cen Dugolli” në Ferizaj, kanë përfituar asfaltimin e rrugës në vlerë prej afro gjysmë milioni eurosh nga të hyrat vetjake të komunës.

Kjo rrugë me gjatësi prej rreth një kilometër, do të ndërtohet me katër shirita, sistem të ndriçimit publik, trotuare, rregullimin e ujërave atmosferik etj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërtimi i kësaj rruge do ta lehtësojë qarkullimin e qytetarëve, e në veçanti të bizneseve, të cilët kanë liruar edhe pronat e tyre private për zgjerimin e saj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se tashmë kanë nisur punimet rrugore në këtë pjesë të qytetit, e cila është mjaft e rëndësishme derisa lidhet me zonën industriale gjatë rrugës “Driton Islami” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.