Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndalen punimet në Korroticë të Ulët pasi nuk u punua sipas kontratës

Kryetari i Komunës, gjatë ditës së diel i ka ndalur punimet e segmentit të rrugës Korroticë e Ulët që lidhë fshatin Shtrubullovë, kjo pasi që punëkryesi nuk ka respektuar rekomandimet e mbikëqyrësve të Drejtorisë së Urbanizmit dhe ankesat e banorëve të fshatit.

“Paraprakisht, Drejtori i Urbanizmit dhe Komisioni Mbikëqyrës i kishin rekomanduar që të punoj punimet sipas paramasave dhe parallogarisë të nënshkruar në kontratë, të kundërtën të ndaloj punimet, mirëpo punëkryesi nuk ka respektuar as Drejtorin e Urbanizmit e as Komisionin Mbikëqyrës dhe ka vazhduar punimet pa e respektuar kontratën”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas ankesave edhe të banorëve të fshatit Korroticë e Ulët dhe Shtrubullovë, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka dalur të dielën në vendin ku janë duke u kryer punët e këtij projekti që është në listën e investimeve kapitale dhe ka vërejtur që punët nuk janë duke u kryer sipas nënshkrimit të kontratës dhe në bazë të rekomandimeve të organit mbikëqyrës dhe ankesave të banorëve, punëkryesi ose duhet të vazhdoj punimet sipas paramasave të nënshkruara, ose të ndërpres punimet deri në përmirësimin e cilësisë. Pasi që punëkryesi nuk ka punuar sipas paramasave të nënshkruara dhe nuk ka marr parasysh ankesat e banorëve, kryetari Lladrovci ka urdhëruar që punët të ndalen deri në përmirësimin e cilësisë.

Punët përkohësisht janë ndalur dhe momentin që do të vazhdojnë, do të kontrollohen nga ana e Komisionit Mbikëqyrës të punëve të këtij projekti. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë, që kryetari Lladrovci ndal punimet që nuk janë duke u kryer sipas cilësisë. Ai kishte ndalur punët në rrugën e Lagjes së Re në Komoran, qe më vonë ato ishin kryer sipas nënshkrimit të kontratës, pastaj punimet kishte ndalur edhe në rrjetin e kanalizimit në Gllobar dhe Likoshan, që vetëm pas një jave, gypat ishin rivendosur sipas paramasave, ndërsa vërejtje dhe kohë për përmirësim u kishte japur edhe kontraktuesve për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ku të njëjtit janë duke i kryer punët sipas kontratës së nënshkruar.​

Image