Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri viziton punimet infrastrukturore në Zhegër, paralajmëron gurthemelin e palestrës së sporteve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot punimet në infrastrukturën bazike në fshatin Zhegër, përkatësisht ndërtimin e kanalizimit, projekt ky tejet i rëndësishëm për banorët me gjatësi prej 800 metrash, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve, ndërkaq ka konfirmuar se sapo të përfundojë ndërtimi i kanalizimit, do të përmbyllet edhe projekti i trotuarit, përderisa ka paralajmëruar se vënia e gurthemelit për palestrën e Zhegrës është çështje ditësh, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam shumë i kënaqur që po i realizojmë këto dy projekte në të njëjtën kohë në Zhegër, të cilat shumë shpejt do t’i finalizojmë, për të vazhduar me asfaltimin e disa rrugëve. Këto projekte, dhe dhjetëra projekte që i kemi bërë, kanë qenë jetike për zhegranët. Lajmi i mirë është se brenda ditëve të ardhshme pritet të vihet gurthemeli i palestrës se sporteve në këtë fshat, i cili kap shumën e investimeve mbi 700 mijë euro dhe përfundimisht Zhegra po bëhet më infrastrukturë moderne në të gjitha aspektet”, tha Haziri.

Me këtë rast, kreu i Gjilanit pohoi se tashmë i kanë përmbyllur investimet në infrastrukturën bazike në Lladovë, përderisa ka paralajmëruar fillimin e investimeve të mëdha në fshatrat, Çelik, Selishtë dhe Shurdhan, përfshirë ndërtimin e rrugëve dhe urave.