Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deponi të shumta bërlloku në Llapashticë të Epërme

Deponi të shumta bërlloku janë krijuar në skaj të rrugës së paasfaltuar të fshatit Llapashticë e Epërme të Podujevës. Mbeturina nga ndërtimet e vrazhda, e pjesë të veturave janë hedhur në 4-5 vende jo larg njëra-tjetrës. Banorët thonë se ato po hidhen nga persona të pandërgjegjshëm që vijnë nga qyteti, pasi, sipas tyre, një pjesë e madhe e fshatit janë bërë pjesë e sistemit të mbledhjes së mbeturinave.

Ata, po ashtu, fajësojnë komunarët që nuk janë aktivë sa duhet për të dënuar ata që janë duke e ndotur mjedisin ku ata jetojnë. Përfaqësuesi i këtij fshati, Ramadan Muçiqi, thotë këto deponi u krijojnë telashe edhe më të mëdha në këto ditë të nxehta vere.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.