Ferizaj, 7 korrik- Ngritja e temperaturave ka shtyrë menaxhmentin e QKMF-së në Ferizaj të mobilizohet për t’i dalë ndihmë fluksit të pacientëve. Sipas statistikave të QKMF-së, numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë shkon deri në 300 brenda ditës, shkruan sot Koha Ditore.
Menaxhmenti i QKMF-së ka mobilizuar edhe QMF-të nëpër lagje dhe fshatra të kësaj komune, ndërkohë kanë formuar edhe ekipe mobile nga QKMF-ja e Ferizajt, të cilët do të jenë prezentë nëpër disa fshatra që nuk kanë ambulanca të mjekësisë familjare, në mënyrë që pos kontrollimeve dhe matjeve të parametrave të përgjithshëm do të jenë më afër pacientëve, të cilët mund të kenë nevojë në këto temperatura të larta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIbadete Bucaliu-Ismajli, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka thënë se tashmë e kanë mobilizuar të gjithë stafin mjekësor në QKMF dhe në QMF të lagjeve e fshatrave urbane, derisa frekuentimi i pacientëve po shënon rritje shkaku i temperaturave të larta.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.