Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një person në Konjuh pretendon se rruga është pronë e tij, izolon 7 familje

Shtatë familje në rrugën “Nuhi Berisha” në Konjuh të Lipjanit tash e dy vjet e kanë një problem.

Ata nuk kanë qasje në rrugën kryesore për në qytet, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për më shumë se 30 vjet, këto familje shfrytëzuan këtë rrugë, skaj rrjedhjes së lumit, derisa para dy vjetësh, njëri nga fqinjët ua bllokoi me arsyen se është pronë e tij private.

Shaban Gashi thonë se rruga është publike përderisa për qasje në rrugën kryesore detyrohen të kalojnë një kilometër shtesë.

Gashi thotë se posedon një dokument të siguruar në Serbi, e i cili pasqyron gjendjen reale e që sipas tij, kjo pronë është rrugë publike.

Por Selman Vitia i cili ua ndaloi të tjerëve kalimin nëpër këtë rrugë, thotë se në bazë të dokumenteve kadastrale prona është e tij. Me këtë problem tashmë është e njoftuar edhe komuna e Lipjanit, e cila në një rast kishte shkuar edhe me polici në vendin e ngjarjes.

Zyrtarë të saj thonë se këto familje kanë të drejtë të kenë qasje në këtë rrugë.

Sipas Tashollit, dokumentin të cilin këto familje e kanë sjellë si dëshmi, nuk mjafton për një vendim të përhershëm, sepse është thjesht një hartë.