Një trajnim dyditor është mbajtur për pjesëtarët e zjarrfikësve dhe shpëtimit të Gjilanit nga ana e KFOR-it amerikan, me qëllim të përgatitjes sa më profesionalisht për dhënien e ndihmës së parë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, ka shprehur falënderim për KFOR-in amerikan për këtë trajnim, ndërkaq ka thënë se pjesëtarët e zjarrfikësve kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga eksperienca dhe njohuritë e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë besoj shumë që zjarrfikësit tanë, njohuritë e marra nga ky trajnim, do t’i implementojnë në terren, duke i dalë në ndihmë qytetarëve të Gjilanit në çdo kohë”, tha Kadriu.
I pari i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i Gjilanit ka paralajmëruar edhe realizimin e trajnimeve të tjera gjatë muajve në vijim.