Në Komunën e Gjilanit përmes Kosovo Center for Business Support dhe Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në kuadër të projektit “Fuqizimi ekonomik i gruas, avancim i shoqërisë kosovare” me financimin e Zyrës së BE-së, ka themeluar sot “Rrjetin joformal avokues të grave ndërmarrëse”, si përgjigje për nevojat e grave në Komunën e Gjilanit.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku me këtë rast ka thënë se ky rrjet është një adresë e fuqishme e zhvillimit dhe mbështetjes së grave në biznes dhe ndërmarrësi, transmeton Koha.net. Kurse drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, ka thënë se gratë tani e tutje do të jenë më të fuqishme në biznes, çka prej kohësh ka qenë qëllim i Komunës dhe tashmë kemi rritje të bizneseve të regjistruara nga femrat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa në fjalën e tij, Burim Korça nga organizata implementuese KCBS, tha se ky rrjet ka për qëllim të jetë një urë midis grave afariste dhe institucioneve të Kosovës, për të lehtësuar komunikimin e tyre dhe për të ndikuar në hartimin e politikave që nxisin gratë në fushën e ndërmarrësisë në Komunën e Gjilanit.