Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

YAHR: Gjatë gjashtë muajve, ekzekutivi i Lipjanit është përballur me shumë vështirësi

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, publikoi raportin e monitorimit e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit bazuar në monitorimin e punës së Komunës së Lipjan gjatë periudhës Janar - Qershor 2017, transmeton Koha.net.

Monitorimi është fokusuar në Ekzekutivin e Komunës, dhe përfshinë fushat: e premtimeve të kryetarit të komunës, transparencës dhe llogaridhënies, demokratizimit dhe qeverisjes së mirë, zhvillimit urban e ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë. YAHR-i gjatë përpilimit të këtij raporti është bazuar në bazë të informatave të mbledhura në teren nga qytetarët, nga raportet mujore dhe vjetor i kryetarit për vitin 2017, nga monitorimi i drejtpërdrejtë të aktiviteteve të punës së ekzekutivit, nga mediat dhe nga shumë informacione të ndryshme, njofton kumtesa nga YAHR.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit edhe gjatë kësaj periudhe Janar – Qershor 2017 është përballur me shumë vështirësi. Për shkak të mos funksionimit të Kuvendit Komunal nga bojkoti i partive opozitare. Ku kemi shtyrjen e aprovimit dhe të rritjes së buxhetit komunal për Vitin 2016 dhe të bartjes së të hyrave nga vitet paraprake, në vlerë prej 757,608.27€ në vitin buxhetor 2017. Vonesa e bartjes së të hyrat ka shkaktuar ndikim drejtpërdrejtë në menaxhimin dhe performancën financiare. Kjo ka ndikuar në uljen e përqindjes së shpenzimeve të buxhetit dhe të krijimit të obligimeve financiare për një kohë të caktuar. Buxheti i përgjithshëm i komunës së Lipjanit për periudhën 1 Janar-31 Maj 2017 ka arrit që të shpenzohet në masën 30.82 % nga buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2017, që është 14,025,258.00 €, ndërsa pjesa më e madhe e shpenzimeve pritet të realizohet në tre mujorin e fundit të 2017.