Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, në raportin e tij të auditimit të pasqyrës financiare vjetore në Komunën e Deçanit, ka dhënë një numër të madh të vërejtjeve dhe rekomandimeve për kryetarin e Komunës, shkruan sot Koha Ditore.
Në konkluzionin e përgjithshëm mbi qeverisjen, auditori ka gjetur një numër të dobësive të qeverisjes brenda Komunës, veçanërisht në llogaridhënie, në menaxhim të rrezikut dhe në cilësinë e raportimit menaxherial, duke nxjerrë në pah sistemin kryesor financiar të Komunës, raportim të dobët financiar mbi shpenzimet dhe të hyrat tek menaxhmenti i lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAuditori e ka vlerësuar të pakënaqshëm edhe zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, ku prej 22 rekomandimeve vetëm tri janë zbatuar plotësisht, nëntë ishin në proces të zbatimit dhe dhjetë nuk ishin zbatuar fare, për çka auditori ka kërkuar nga kryetari i Komunës që të përdorë gjithë autoritetin e tij që të përmbushen rekomandimet e dhëna, jo vetëm të këtij viti. ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.