Gjatë muajit të Ramazanit, banorët e Lagjes së ashtuquajtur “Mahalla e Gecëve”, në Gjakovë, filluan rregullimin e një fushe futbolli brenda “Parkut të Lirisë”.
Mirëpo, puna u la në gjysmë pas ndërprerjes që iu bë nga zyrtarë të Bashkësisë Islame në këtë komunë, me arsyen se punimet po kryhen në pronën e këtij institucioni, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët e kësaj lagjeje, që me vetiniciativë filluan këtë projekt, thonë se edhe më parë kjo hapësirë ka qenë fushë futbolli.
Kryetari i lagjes, Nevruz Gjoci, ka thënë se 3500 fëmijët e kësaj lagje, nuk kanë asnjë hapësirë për aktivitete sportive.
Derisa ka treguar se janë në pritje të një përgjigjeje nga Bashkësia Islame për vazhdimin e punëve për ndërtimin e fushës.
Ndërkaq, zyrtarë të Bashkësisë Islame, duke mos dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se është e pakuptimtë që dikush të ndërtojë çfarëdo qoftë në tokën e tyre.