Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Objekti i vjetër i burgut në Gjilan hapet për vizitorë, ka një qëllim

Me lëshimin në funksion të objektit të ri të burgut të qytetit në fshatin Pasjak, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë vendim që objekti i vjetër, që gjendet në qendër të qytetit, të jetë i hapur për vizitorë.

Sipas zyrtarëve komunalë, kjo është bërë me qëllim që të gjithë qytetarët e interesuar të kenë mundësi të shohin se si qëndronin të burgosurit brenda katër mureve, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi të mbarojë vizita e qytetarëve në Burgun e Gjilanit, Arbër Ismaili, shef i kabinetit të kryetarit, ka thënë se një pjesë do të përdoret për nevojat e komunës, ku pjesa e administratës veçse ka filluar të përdoret për zyre.

Qendra e Paraburgimit në Gjilan është ndërtuar në vitin 1957, e cila fillimisht ka funksionuar nën administrimin e Policisë Komunale të Gjilanit.

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ishin të vendosur të paraburgosurit e Regjioneve të afërta më Gjilanin si dhe personat për vuajte të dënimit të shqiptuar nga Gjykatat komunale si dhe ato për kundërvajtje.