Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pjesëmarrje simbolike e qytetarëve në debatin për planifikimin buxhetor në Pejë

Pejë, 30 qershor – Dëgjimi i parë publik për planifikimin buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore, të mbajtur të mërkurën pasdite në sallën e Kuvendit Komunal, nuk ka tërhequr numër të madh të qytetarëve.

Duke mos përfshirë zyrtarët e komunës, kanë qenë të pranishëm vetëm 18 qytetarë. Numri i vogël i qytetarëve ka nxitur kryesuesin e Kuvendit, Islam Husaj, që të potencojë rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve dhe kyçjen e tyre në vendimmarrje për planifikimin buxhetor për vitin e ardhshëm. Ai ua kujtoi qytetarëve se nga pjesëmarrja e madhe e tyre përfitojnë vetë ata dhe vendbanimi ku jetojnë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.