Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zharku e Ahmeti inspektojnë punimet e rrethrrotullimit në rrugën Prishtinë – Lipjan

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizituan punimet në asfaltimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se në këtë vit do të përfundohen edhe projektet të tjera të rëndësishme për komunën e Lipjanit, si rruga e cila do të lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë-Shkup dhe rikonstruksioni i rrugës në Gadime, si dhe disa projekte të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Projekti i ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan është financuar nga MI në vlerë 242,310.27 euro.

Investimet e bëra nga MI në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Lipjan po ndihmojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj pjese, zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen më të mirë të njerëzve dhe mallrave.