Podujevë, 29 qershor - Banorët e fshatit Herticë të Podujevës kanë paralajmëruar se mund të ndodhin edhe incidente në rast se nuk i ndalet puna gurthyesit në fshatin Ballofc të Podujevës.
E kanë shfrytëzuar debatin me qytetarë (që komunarët e kishin thirrur për të treguar projektet që i kanë realizuar për këta gjashtë muaj), për të kërkuar edhe një herë marrjen e masave ndaj kompanisë “Titanium”. Rafi Muçolli ka thënë se është shqetësim i disa lagjeve të fshatrave Ballofc, Herticë, Shamalluk e Lladofc për punimet në këtë gurthyes në vendin e quajtur “Kalaja e Ballofcit”. Sipas tij, banorët nuk kanë qenë të njoftuar për këtë gurthyes më herët derisa kanë nisur punët aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet të dini që ai gurthyes po na e vështirëson jetën” – kanë thënë banorët (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.