Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Suhareka me kontrolle të dobëta në qiradhëniet komunale

Komuna e Suharekës ka zbatuar kontrolle të dobëta në qiradhëniet komunale, ka shfaqur dobësi në ekzekutimin e buxhetit dhe arkëtimin e të hyrave, përkatësisht borxheve të mbetura, ka keqklasifikuar shpenzime, derisa edhe dosjet e mësimdhënësve nuk i ka kompletuar.

Në raportin e Auditorit për financat vjetore të Komunës së Suharekës në vitin 2016 është theksuar se disa nga këto mangësi janë përcjellë nga viti 2015, sqarohet se “Në 11 mostrat e testuara për pronat e dhëna me qira kemi vërejtur se 10 obligues nuk i kishin kryer obligimet ndaj komunës për pronën që shfrytëzojnë sipas kontratës. Obligimet e shfrytëzuesve ishin 131.633 euro”, shkruan në raportin e ZKA-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, vjet ka pasur edhe dobësi në ekzekutimin e buxhetit dhe shpenzim të ulët të të hyrave vetjake. “Buxheti për shpenzime kapitale ishte shpenzuar 79 për qind. Një shfrytëzim relativisht i ulët i buxhetit për kapitale është i paarsyeshëm për faktin se komuna kishte buxhet të mjaftueshëm nga të hyrat vetjake (841.815 euro), të cilat nuk i kishte shpenzuar në 2016, por i kishte bartur për t’u shpenzuar në vitin 2017”, thuhet në raport... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.