Festën e Bajramit të Madh, familja gjashtë anëtarësh e Murat Fejzullahut, do ta kremtoj në banesën e dhuruar nga Shoqata “Jetimët e Ballkanit”, nga Prizreni.
Deri sot kjo familje jetonte në kushte tejet të rënda në një hapësirë prej 20 metrash katrorë, në një barakë të ish ndërmarrjeve të paraluftës nga Serbia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇelësat e banesës që gjendet në qendër të qytetit, mu para ndërtesës komunale, familjes Fejzullahu, ia ka dorëzuar të shtunën kryetari i Shoqatës së lartpërmendur, Halil Kastrati dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim bahtiri, ndërkohë që ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Qazim Nimani.
Ishte tepër emocionuese momenti kur familja befas u njoftua sot për këtë vendim të Shoqatës “Jetimët e Ballkanit” dhe Komuna e Mitrovicës, që e përzgjodhi atë të jetë përfituese dhe ai kur iu dorëzuan çelësat. U derdhën shumë lot gëzimi, por Edona, nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së gjashtë dhe shtylla e familjes, nëna e kryefamiljarit, plaka 87 vjeçare, Zahidja, e cila kishte bërë pesë operacione deri tash për shkak të sëmundjeve të ndryshme që kishte pas.
“Jam tepër i lumtur që në këtë natë të madhe, para ditës së madhërishme të Bajramit të Madh, në mënyrë krejt të papritur iu bë zgjidhja e banimit kësaj familje. Kryetari i Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, na befasoj të gjithëve me këtë vendit të tij dhe unë e falënderoj shumë në emër timin, në emër të Komunës, të familjes Fejzullahu, por edhe të të gjithë qytetarëve të Mitrovicës”, tha ai.
Kryetari i Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, tha se është tepër i gëzuar që pati mundësinë të ndihmoj këtë familje.
“Kur i pash kushtet e vështira në të cilat po jeton dhe në veçanti nënën Zahide në këtë moshë e me gjithë këto telashe shëndetësore, nuk u hamenda fare për të dhuruar banesën, e cila është donacion i bamirësve të ndryshëm që kontribuojnë në shoqatën tonë për të zgjidhur raste të këtilla anembanë Kosovës. Në Mitrovicë kemi ndërtuar edhe një shtëpi në Kqiq të Madh dhe jemi duke e ndërtuar një tjetër në Tunelin e Parë”, tha ai.
Shoqata “Jetimët e Ballkanit”, po sot në Mitrovicë u ndau nga 50 euro 10 familjeve në nevojë, ndërsa një gruaje të prekur nga kanceri i dhuroi 550 euro.