Auditimi në Komunën e Rahovecit për raportin financiar të 2016 ka shpalosur ekzistencën e disa dobësive, të cilat përfshijnë prokurimin, të hyrat vetjake, menaxhimin e pasurisë, llogaritë e arkëtuara dhe rritjen e obligimeve të papaguara. Në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit është bërë e ditur se këto dobësi kanë ardhur si pasojë e moszbatimit të rregulloreve përkatëse, shkruan sot Koha Ditore.
Lëshimet e organeve komunale në prokurim janë hasur sidomos te kategoria e investimeve kapitale. “Në projektin: ‘Blerja e instrumentit gjeodezik’, Komuna kishte lidhur kontratë me operatorin ekonomik (OE) me çmimin më të lartë, edhe pse, sipas komisionit për vlerësimin e ofertave, operatori me çmim më të ulët i kishte përmbushur kriteret dhe ishte i përgjegjshëm. Kontrata ishte lidhur në vlerë 11.978 euro, ndërsa çmimi i ofruar nga OE-ja konkurrent ishte 9.250 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.