Gjilan, 21 qershor – Komuna e Gjilanit gjatë vitit 2016 ka arkëtuar nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit dhe nga të hyra të tjera buxhetore më shumë se 4 milionë. Ndërsa në Kornizën afatmesme buxhetore (KAB) 2018-2020, planifikohet të ketë një rritje të lehtë prej 600 mijë eurosh. E kjo rritje e planifikuar e buxhetit po bazohet kryesisht në arkëtimin pozitiv që ka pasur Komuna nga mbledhja e mjeteve nga tatimi në pronë, shkruan sot Koha Ditore.
Komiteti i Politikës dhe Financave, të enjten, ka mbajtur dëgjimin publik për këtë kornizë buxhetore, mirëpo interesimi nga qytetarët ka qenë i vogël për çfarë, opozita ka kërkuar shtyrje debati, por kjo është refuzuar nga organizatori meqë sipas tij, njoftimi ishte bërë në kohë dhe sipas procedurave të parapara në ditën kur dokumenti kishte ardhur nga Ministria e Financave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.