Banorët e rrugës “Astrit Bytyqi”, nëpërmjet një letre informuese kanë kritikuar Komunën e Ferizajt për refuzimin e peticionit të tyre me 60 nënshkrime kundër ndërtimeve të larta, sipas Planit zhvillimor. Komuna ka trajtuar një peticion tjetër me 160 nënshkrime, i cili mbështetë ndërtimet e larta në këtë pjesë dhe i cili përmban emra njerëzish që nuk jetojnë fare në këtë rrugë, shkruan sot Koha Ditore.
Banorët e rrugës “Astrit Bytyqi”, nëpërmjet kësaj letre kanë kërkuar nga komisioni komunal të merrej edhe njëherë me shqyrtimin e peticionit të dorëzuar nga banorët e kësaj lagjeje dhe ta analizonin mirë në mënyrë që të nxjerrët një vendim i duhur dhe i drejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, banorët kanë informuar se lagjja e tyre numëron rreth 80 shtëpi, ndërkaq 60 prej tyre e kanë nënshkruar peticionin që të mbetet me destinim siç ka qenë deri tashti me ndërtime të ulëta me arsyetim se është njëra ndër lagjet më të urbanizuara, me leje ndërtimore dhe me planifikim urban. Ndërkaq, në peticionin e dytë me 160 nënshkrime, mbi 90 për qind e emrave janë të panjohur dhe nuk janë banorë të kësaj lagjeje, andaj dyshojnë se iniciatorët e tij janë vetë zyrtarët komunalë, të cilët kanë përfitime personale nëpërmjet ndërtimeve të larta.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.