Keqqeverisja në komunën e Prizrenit nuk përbën më lajm. Dështimin e kryetarit Ramadan Muja dhe të qeverisjes së tij e kanë treguar në vazhdimësi raporte të ndryshme, sidomos ato të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të cilat nuk ndryshojnë shumë nga viti në vit.
Përveç datës që ndryshon, të gjeturat e këtij raporti mbi shkeljet dhe parregullsitë e kësaj komune, sipas shoqërisë civile, janë të njëjtat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE një faj të madh në dështimin e qeverisjes së Prizrenit, sipas Naim Cahanit, e ka edhe Kuvendi Komunal.
Ndërkaq, zyrtarë të opozitës në këtë komunë thonë se Ramadan Muja dhe vartësit e tij nuk e respektojnë Republikën e Kosovës.
Për shkeljet dhe parregullsitë e publikuara në raportin e Zyrës së Auditorit, zyrtarë të Komunës së Prizrenit nuk kanë pranuar të flasin, duke thënë se nuk e kanë lexuar ende.