Pas publikimit të raportit të parë për zbatimin e strategjisë së komunikimit në Komunën e Pejës, komisioni monitorues dhe komisioni që ka krijuar atë strategji të aprovuar, janë takuar të mërkurën për herë të parë në një punëtori të organizuar nga OSBE-ja, për ta diskutuar zbatueshmërinë e saj, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë monitorimit është konstatuar mungesa më e madhe e komunikimit të zyrës së kryetarit me institucionet tjera komunale. “Ne me zyrën e kryetarit konkretisht me shefin e kabinetit nuk kemi pasur komunikim dhe bashkëpunim ashtu si duhet”, tha Islam Husaj, kryesues i Kuvendit Komunal, i cili ka konsideruar se raporti ka qenë pak sipërfaqësor dhe se është dashur të jetë më i thellë dhe më i guximshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.