Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qendër për fëmijët e braktisur, në vend të shtëpisë për pleq në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka pranuar se projekti për ndërtimin e shtëpisë së pleqve ka dështuar, meqë kishin pasur probleme në sigurimin e donacionit, ndërsa trualli i cili ishte ndarë për këtë ndërtim në lagjen “Zabeli i Sahit Agës” do t’i ndryshohet destinimi dhe do të ndahet për ndërtimin e një Qendre për fëmijët e braktisur në Gjilan, shkruan sot Koha Ditore.

Komiteti për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë (KGJPK), i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që të bëhet ridestinimi i kësaj prone.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sadudin Berisha, drejtor për Kadastër, ka thënë se një shoqatë ekonomike-kulturore në Prishtinë, ka kërkuar bashkëpunim nga Komuna e Gjilanit, për ndërtimin e Qendrës për fëmijët e braktisur, meqë kanë siguruar një donacion nga shteti i Kuvajtit.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.