Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Ferizaj, tri aktivitete kundër ekstremizmit të dhunshëm

Tri aktivitete të veçanta janë mbajtur sot në Ferizaj. Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - SPRC në kuadër të projektit “Angazhimi i Shoqërisë Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” së bashku me organizatën partnere AVONET zhvilluan tri aktivitete me qytetarët e Ferizajit, duke përfshirë nxënësit e shkollës ”Gjon Sereqi”, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame si dhe qytetarët e rëndomtë të Ferizajit, transmeton Koha.net.

Në kuadër të debatit me krerët e Bashkësisë Islame në Ferizaj, u tha se një prej faktorëve në rritjen e ekstremizmit ishte edhe mosnjohuria e problematikës së imamëve në trajtimin e problemit të ekstremizmit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa performanca “Denonco shkaqet e përfshirjes në vepra terroriste” që është mbajtur në qendër të qytetit të Ferizajit ishte edhe aktiviteti i fundit i organizuar nga SPRC dhe AVONET me qëllim vetëdijësimi të qytetarëve të Kosovës për parandalimin e këtij fenomeni negativ.

SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere do të implementojë edhe shumë aktivitete të tjera në kuadër të projektit që implementojnë duke kontribuar kështu në implementimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që Shpie në Terrorizëm 2015 – 2020.