Aktivistë të shoqërisë civile në Prizren i kanë bërë thirrje autoriteteve qendrore dhe lokale që ta dinamizojnë procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
Të martën përmes një reagimi ata kanë përkujtuar se 4 vjet pas miratimit të Ligjit të planifikimit hapësinor, ende nuk janë projektuar harta zonale e Kosovës dhe hartat zonale të komunave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Afro katër vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit të planifikimit hapësinor, autoritetet qendrore dhe ato lokale të planifikimit ende nuk kanë arritur që të përmbyllin në tërësi procesin e hartimit të të gjitha dokumenteve të planifikimit hapësinor.
Harta zonale e Kosovës si dhe hartat zonale të komunave akoma nuk janë hartuar, duke mbajtur pezull kësisoj edhe hartimin e mëtutjeshëm të planeve rregulluese të hollësishme në nivel lokal”, ka thënë Valon Xhabali, koordinator në OJQ-në “Ec ma ndryshe”.
Ai ka bërë të ditur se MMPH-ja, përkatësisht IPH-ja, përmes një shkrese zyrtare kanë konfirmuar për “EC-in...” se ende nuk e kanë hartuar hartën zonale të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.