Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Semimaturantët e Pejës motivohen të regjistrojnë zanate

Gjashtë shkollat e mesme në qytetin e Pejës të hënën hapen dyert për tri ditët e ardhshme për pranimin e dokumenteve për regjistrim në klasat e dhjeta.

Sivjet Drejtoria e Arsimit në Pejë ka planifikuar të pranojnë në klasat e dhjeta 2 mijë e 12 nxënës. Prej tyre 1 mijë e 636 nxënës në pesë shkollat e mesme profesionale me gjithsej 50 profile, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sivjet numri i planifikuar për regjistrim në klasat e dhjeta është për 237 nxënës më pak se vitin e kaluar. Këtë muaj testit të arritshmërisë iu kanë nënshtruar 1 mijë e 514 nxënës të klasave të nënta të 28 shkollave fillore të Komunës së Pejës. Drejtoria e Arsimit, siç thotë drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, ka planifikuar që së paku 10 për qind të vendeve për regjistrim në klasat e dhjeta t’u ofrohen nxënësve të komunave të tjera të këtij rajoni.

Në Drejtorinë e Arsimit të Pejës shpresojnë që edhe më shumë nxënës të kenë këtë vizion që të regjistrojnë sa më shumë drejtimet profesionale, dhe për t’i ikur gjimnazit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.