Komuna e Rahovecit vazhdon investimet në përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme ku nga buxheti i saj ka filluar realizimin e projektit “Rregullimi i trotuareve në rrugën Gëzim Hamza”, në qytetin e Rahovecit.
Komuna thotë se investime në këtë rrugë ka pasur edhe në rregullimin e ndriçimit publik dhe riparimi-asfaltimi i kësaj rruge.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rregullimi i ndriçimit publik dhe i trotuareve ka ardhur pas shqyrtimit të kërkesave të banorëve të cilët jetojnë afër kësaj rruge”, thuhet në komunikatë.
Me rregullimin e ndriçimit publik dhe të trotuareve, banorëve të cilët kanë kaluar nëpër këtë rrugë u janë ofruar kushte më të mira, pasi që deri me tani nuk kanë pasur as ndriçim dhe as trotuar.