Njësiti i Zjarrfikësve dhe i Shpëtimit në Komunën e Malishevës nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve. Për dallim nga viti i kaluar, kur organet komunale kishin refuzuar kërkesën për angazhimin e punëtorëve sezonalë për këtë njësit, sivjet qeveria lokale ka miratuar vendimin që 10 punëtorë me kontrata të përkohshme të përfshihen në këtë shërbim.
“Shërbimi i Zjarrfikësve nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve dhe për këtë qëllim, janë angazhuar punëtorët shtesë, për rastet eventuale të zjarreve apo të emergjencave”, ka thënë Artan Paçarizi, zyrtar për informim në Komunën e Malishevës, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo