Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bizneseve në magjistralen Prishtinë – Podujevë s’po u pëlqen zgjerimi i rrugës vetëm në njërën anë

Një pjesë e pronarëve të bizneseve kanë bllokuar punimet në magjistralen për Podujevë në shenjë pakënaqësie me mënyrën e zgjerimit të kësaj rruge.

Ata thonë se Ministria e Infrastrukturës po e bën zgjerimin e magjistrales vetëm në njërën, anë duke e rrezikuar mbylljen e bizneseve të shumta buzë kësaj rruge, ndërsa ka favorizuar anën tjetër të rrugës, duke mos prekur tek ato bizneset.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pronarët e bizneseve që do të preken nga ky zgjerim i rrugës thonë të kenë komunikuar edhe me ministrin Lutfi Zharku, i cili sipas tyre u ka premtuar se kjo çështje do të rregullohet.

Jashtë kamerës, disa afaristë kanë thënë se pjesa që nuk po preket nga zgjerimi i rrugës kanë lidhje të forta më zyrtarë të lartë në institucione, për çka dhe sipas tyre kanë ndikuar që ekskavatori të mos prekë në atë anë.

Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë asnjë përgjigje rreth këtyre pakënaqësive, pavarësisht kërkesës së dërguar nga televizioni.

Kjo ministri ka ndarë rreth 4 milionë euro për zgjerimin e kësaj rruge nga rrethrrotullimi në Besi e deri në Podujevë që është e gjatë 4.27 kilometra.