Komuna e Gjilanit në kuadër të shënimit të ditëve të lirisë ka ndarë sot mirënjohje edhe për më të suksesshmit e sektorit të bujqësisë.
“Calabria” është nderuar për partneritetin strategjik për zhvillimin e sektorit të pemëtarisë dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e industrisë së mishit dhe sektorit të blegtorisë në përgjithësi, Muhamet Shala, për rezultatet e arritura në sektorin e bujqësisë në përgjithësi dhe lavërtarisë në veçanti, ndërsa USAID- programi AGRO, për partneritetin strategjik në të gjitha fushat, e në veçanti për kontributin e dhënë në zhvillimin e sektorit të perimtarisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna ka ndarë edhe një mirënjohje Post Mortum për Ramadan Hamidin, për kontributin, angazhimin dhe rezultatet e arritura në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi dhe në veçanti ngritjen e sektorit të lavërtarisë dhe perimkulturës në komunën e Gjilanit.
Kryetari Haziri dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë thënë se ky është një vlerësim i vogël i Komunës karshi punës së madhe që kanë treguar të sipërpërmendurit.