KEDS njofton se në disa vende të Kosovës nuk do të ketë energji elektrike.
Më 01.03.2017 në Batllavë do të shkyçet dalja 10 kV prej orës 13:00-16:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 03.03.2017 në Kaçanik do të shkyçet dalja 10 kV Bobi prej orës 11:00-12:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku dhe Strazha. Arsyeja e shkyçjes: demontimi i trafoshtyllës nga traseja e autostradës.
Më 01.03.2017 në Kaçanik do të shkyçet dalja 10 kV Kaçaniku i Vjetër prej orës 11:00-14:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Doganaj, Duraj, Kaçanik i Vjetër, Stagovë dhe Begraca. Arsyeja e shkyçjes: montimi i përçuesit mbrojtës (rrufepritësit) në pjesën e dislokuar në shtylla të reja.
Më 01.03.2017 në Lipjan do të shkyçet dalja 10 kV Bablaku prej orës 10:00-11:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kulla Terni, Kulla Bablaku, Ambulanca Bablak, Rubovci, Ata Projekt, Dafina Shumolli, Bali Comerce, ETC, Gerlica, Rasim Halili, TS Metal Kosova dhe Universium. Arsyeja e shkyçjes: kyçja e LP-it kabllovik dhe trafostacionit të ri për nevojat e ndriçimit të autostradës.
Më 01.03.2017 në Rrafshina do të shkyçet dalja 10 kV Stublla prej orës 12:00- 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Stublla, Vërbovci, Gërnçari, Podgorci, Gurthyesi-MISINI, Gurthyesi-BENTAKOSI i Ri, gurthysi-MOGILLTE, fabrika-Ujësjellësit dhe Godeni. Arsyeja e shkyçjes: eliminimi i vërejtjeve në LP 10 kV nga G3 inxhiniering.
Më 01.03.2017 në kV Rahoveci do të shkyçet dalja 10 kV Bizneset prej orës 11:00- 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: ETC, Bazeni Behari, Pompat e Radoniqit, Sylët, Drini company, Gurëthyesi GEO MINERAL, Azem Sopaj, Jaha Petrol dhe KEDS. Arsyeja e shkyçjes: realizimi i punimeve të planifikuara në bazë të Zgjidhjes teknike nr. 11759 e dt. 30. 12. 2016.
Më 01.03.2017 në Klina do të shkyçet dalja 10 kV Klina 2 (kodi:52000004) prej orës 12:00-14:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: pompa benzinës Xhemajl Myrtaj. Arsyeja e shkyçjes: rregullimi matjeve dhe ndërrimi i përçuesve.
Më 01.03.2017 në kV Peja 1 do të shkyçet dalja 10 kV Fusha e Pejës prej orës 09:00-12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviqi, Qunguri, Elsa, Nabërgjani, Lluga, LLabjani dhe Bllagaj. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i shtyllës se thyer në Nabërgjan.