Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetarja e Gjakovës prish koalicionin me PDK-në, shkarkon drejtorët

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka prishur koalicionin me PDK-në në këtë komunë. Në një letër që ajo ua ka dërguar strukturave të PDK-së në këtë komunë thuhet se vendimi i kryetares Kusari është marrë kaherë, por ajo ka pritur që të përfundojnë zgjedhjet nacionale për ta publikuar.

Kusari Lila ka shkarkuar nga pozita tre drejtorë të PDK-së si dhe nënkryetarin e komunës, Ramadan Hoti, transmeton Koha.net. Ajo tha se ka pasur rënie të vazhdueshme të performancës së drejtëve nga radhët e PDK-së. Kusari Lila ka akuzuar drejtorët e shkarkuar se u kanë dhënë përparsi përfitimeve politike e jo atyre të përgjithshme për qytetarët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi i saj hyn në fuqi të enjten, kur në këto pozita do të shkojnë persona të tjerë të emruar nga kryetarja e Gjakovës.

Image