Kuvendi i Komunës së Prizrenit ende nuk e ka shqyrtuar raportin rreth realizimit të buxhetit komunal për periudhën janar-mars të këtij viti.
Zvarritjet janë kritikuar nga organizatat e shoqërisë civile që kanë vlerësuar se organet komunale janë treguar të papërgjegjshme karshi këtij obligimi ligjor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, zyrtarët e pushtetit lokal arsyetohen se vonesa është shkaktuar nga futja e të dhënave në sistemin e Ministrisë së Financave dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, ka pranuar vonesën sa i përket procedimit të raportit tremujor financiar në Kuvend.
“Por këto raporte po varen edhe nga Ministria e Financave, sepse po duhen të futen të dhënat në sistem, ku po ashtu të gjitha komunat patëm vonesa edhe në raportin vjetor. Meqë ndërkohë u shpallën edhe zgjedhjet e parakohshme na u shty edhe raporti tremujor financiar.
Besoj se do ta shqyrtojmë në seancën e këtij muaji”, ka deklaruar Gashi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.